Flash

Zbulohet prezantuesi i GRAMMY 2024

Lapsi.al 14 December 2023
Zbulohet prezantuesi  i GRAMMY 2024

Trevor Noah do të prezantojë  GRAMMY-t vitin e ardhshëm, duke shënuar herën e tij të katërt në ceremoninë e çmimeve muzikore.

Noah e bëri të ditur lajmin në episodin e fundit të podcast-it të tij, What Now? Me Trevor Noah, dhe bërtiti: "Jam i emocionuar për këtë! Është shumë argëtuese".

“Më pëlqejnë GRAMMY-t sepse mund ta shikoj shfaqjen personalisht dhe më pas thjesht e përjetoj dhe komentojndërsa po ndodh”, shtoi Noah.

Njoftimi i tij vjen pak më shumë se një muaj pasi u shpallën nominimet për ceremoninë e ardhshme.

SZA është artistja më e nominuar e këtij viti me 9 nominime, e ndjekur nga Phoebe Bridgers, Serban Ghenea dhe Victoria Monét me shtatë nominime. Ndërkohë, Jack Antonoff, Jon Batiste, boygenius, Brandy Clark, Miley Cyrus, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift fituan të gjithë gjashtë.

Nominimet u shpallën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Muzeu GRAMMY në Los Anxhelos, ku paraqitej CEO i Akademisë së Regjistrimit, Harvey Mason Jr., si dhe disa të ftuar specialë.

Çmimet e 66-ta Vjetore GRAMMY do të zhvillohen të dielën, më 4 shkurt 2024, në orën 20:00. /Lapsi.al

Të këshilluara

North West debuton emrin e saj të artit

North West debutoi emrin e saj të artit në albumin e fundit të babait të saj. North doli në skenë të martën në festën e dëgjimit të Kanye dhe Ty Dolla $ign në ...

14:53

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI