Flash

Ronela Hajati: Nuk kam pasur mbështetje në “Eurovision”

Lapsi.al 10 December 2023
Ronela Hajati: Nuk kam pasur mbështetje në “Eurovision”

Ronela Hajati ka folur së fundmi për kritikat e marra për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

“Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”, u shpreh Ronela në emisionin "Më lër të flas".

Gjithashtu ajo zbuloi se stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues si dhe qëndrimin në hotel.

“Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”, tha artistja.

 

Të këshilluara

Aksidentohet reperi 2 Chainz

2 Chainz u dërgua me urgjencë në spital herët në mëngjesin e së shtunës pasi u përfshi në një aksident me makinë në Miami. Reperi "It's a Vibe" - i lindur Tauhe...

13:50

Selena Gomez zbulon dhuratën e Benny Blanco

Vetëm disa orë pasi në dukje konfirmoi romancën e saj me Benny Blanco, këngëtarja zbuloi dhuratën e producentit. Gomez tregoi një unazë diamanti me shkronjën...

16:48

Arrestohet sërish reperi Kodak Black

Kodak Black është arrestuar sërish në Florida me akuzën e posedimit të k0kainës. Reperi u akuzua gjithashtu për manipulim ose fabrikim të provave fizike dhe ...

16:00

Ndahet nga jeta aktori i "Peaky Blinders"

Benjamin Zephaniah, i cili luajti rolin e Jeremiah Jesus në shfaqjen televizive "Peaky Blinders", ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Aktori britanik vdiq...

15:23

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI