Flash

Elon Musk "paralajmëron" Taylor Swift pas titullit "Personi i Vitit"

Lapsi.al 8 December 2023
Elon Musk "paralajmëron" Taylor Swift pas titullit "Personi

Elon Musk paralajmëroi me shaka Taylor Swift se karriera e saj mund të marrë një goditje pasi u emërua "Personi i Vitit" nga Time në 2023.

Manjati miliarder i teknologjisë së pari e uroi artisten në X, i njohur më parë si Twitter, të mërkurën, por më pas tha: "Ka rrezik për rënie të popullaritetit pas këtij çmimi. Unë flas nga përvoja lol.”

Musk u emërua më parë "Personi i Vitit" nga Time në 2021 për ndikimin e tij në "jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës gjithashtu", tha në një deklaratë kryeredaktori dhe CEO i atëhershëm i botimit, Edward Felsenthal. .

Në të njëjtin vit, kompania e tij SpaceX fitoi gjithashtu kontratën ekskluzive të NASA-s për të kthyer astronautët amerikanë në Hënë për herë të parë që nga viti 1972. Megjithatë, dy vjet më vonë, Musk, po lufton pretendimet për antisemitizëm pasi disa reklamues kryesorë janë tërhequr nga promovimi i përmbajtjes së tyre në X. Ai është gjithashtu në mes të një mosmarrëveshjeje për të drejtat prindërore me ish të dashurën Grimes për tre fëmijët e tyre.

Megjithatë, revista Time vë në dukje se "Personi i Vitit" nuk është as çmim dhe as nder. Sipas një zëdhënësi të gazetës, "Është një njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, për mirë apo për keq." Diktatori  Adolf Hitler, i cili udhëhoqi gjenocidin e miliona hebrenjve në Holokaust, u emërua "Njeriu i Vitit" në 1938./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Arrestohet sërish reperi Kodak Black

Kodak Black është arrestuar sërish në Florida me akuzën e posedimit të k0kainës. Reperi u akuzua gjithashtu për manipulim ose fabrikim të provave fizike dhe ...

16:00

Ndahet nga jeta aktori i "Peaky Blinders"

Benjamin Zephaniah, i cili luajti rolin e Jeremiah Jesus në shfaqjen televizive "Peaky Blinders", ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Aktori britanik vdiq...

15:23

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI