Flash

Lupita Nyong'o dhe Joshua Jackson në një romancë dashurie

Lapsi.al 7 December 2023
Lupita Nyong'o dhe Joshua Jackson në një romancë dashurie

Lupita Nyong'o dhe Joshua Jackson kanë nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie.

Nyong'o, 40 vjeç dhe Jackson 45, u panë të kapur për dore pranë Autocamp në Joshua Tree, Kaliforni, të martën. Prej disa kohësh, thashethemet për romancë kanë qarkulluar rreth aktorëve, por kjo është hera e parë që ata dalin jashtë dhe gati të tregojnë se janë bashkë.

Një burim i tha ET, "Joshua dhe Lupita po shijojnë kohën së bashku. Është ende herët, por ata po argëtohen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Miqtë e tyre nuk janë të befasuar që janë lidhur."

Dalja e tyre vjen  vetëm disa javë pasi Jodie Turner-Smith paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i Dawson's Creek pas tre vitesh martesë. Ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye për zgjidhjen e martesës. Jodie po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Juno Rose Diana Jackson.

"Jodie nuk po i kushton shumë vëmendje jetës së Joshua-s. Ajo po ia del shumë dhe e ka rrethuar veten me njerëz që janë besnikë dhe e duan. Ajo ka pasur gjithmonë një energji pozitive, argëtuese dhe është e fokusuar te puna dhe të jetë nëna më e mirë që mund të jetë”, tregoi një mik i afërt. Sa për Nyong'o, ajo zbuloi në një intervistë se po kalonte një ndarje nga Selema Masekela./Lapsi.al

Të këshilluara

Angelina Jolie: Do largohem nga Hollywood

Angelina Jolie është gati të largohet nga qyteti i yjeve. Në fakt, aktorja e The Maleficent kohët e fundit foli për vendimin e saj për t'u larguar përfundimi...

14:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI