Flash

Jada Pinkett Smith: Shuplaka në Oscars shpëtoi martesën me Will

Lapsi.al 10 December 2023
Jada Pinkett Smith: Shuplaka në Oscars shpëtoi martesën me Will

Jada Pinkett Smith tha se shuplaka famëkeqe e Will Smith në Oscar 2022 e shpëtoi martesën e tyre.

“Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do largohesha nga Will , m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta lija kurrë atë”, tha ajo për Daily Mail në një intervistë të botuar të shtunën. "Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur?"

Prezantuesja e  "Red Table Talk Show" ka qenë e martuar me aktorin  që nga viti 1997, por në mënyrë tronditëse zbuloi në tetor se të dy kishin 7 vjet që ishin ndarë në heshtje. Megjithatë, Pinkett Smith kujtoi se si gjithçka ndryshoi atë natë në Los Anxhelos pasi burri i saj goditi me shuplakë Chris Rock për  shakanë që bëri komediani për alopecinë e gruas së tij.

"Unë e quaj atë "shuplakë e shenjtë" tani, sepse shumë gjëra pozitive erdhën pas saj," tha nëna e dy fëmijëve për gazetën, duke shtuar se ishte "e kënaqur" që ishte në ngjarje, pavarësisht se "gati" e kishte humbur atë.

Natyrisht, një mori zbulimesh rreth dyshes pushtuan internetin gati dy muaj më parë, kur aktorja e "Nutty Professor" publikoi kujtimet e saj. Pavarësisht se Pinkett-Smith i detajoi betejat brenda martesës së tyre - dhe foli për lidhjen me këngëtaren August Alsina - Smith qëndroi në krah të saj pas publikimit të librit.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë, shumë të gjatë dhe të trazuar. Ne e quajmë 'brutiale'. Ishte brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë, "deklaroi aktori i "Aladdin" në tetor teksa u shfaq në skenë së bashku me gruan e tij. Will gjithashtu falënderoi Jada për mbështetjen e saj, duke shtuar se ëndrrat e tij ishin "kryesisht të ndërtuara mbi themelet e sakrificave të saj"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Selena Gomez zbulon dhuratën e Benny Blanco

Vetëm disa orë pasi në dukje konfirmoi romancën e saj me Benny Blanco, këngëtarja zbuloi dhuratën e producentit. Gomez tregoi një unazë diamanti me shkronjën...

16:48

Arrestohet sërish reperi Kodak Black

Kodak Black është arrestuar sërish në Florida me akuzën e posedimit të k0kainës. Reperi u akuzua gjithashtu për manipulim ose fabrikim të provave fizike dhe ...

16:00

Ndahet nga jeta aktori i "Peaky Blinders"

Benjamin Zephaniah, i cili luajti rolin e Jeremiah Jesus në shfaqjen televizive "Peaky Blinders", ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Aktori britanik vdiq...

15:23

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI