Flash

Nick Cannon: Kim dëshiron që të duket si Beyoncé

Lapsi.al 30 November 2023
Nick Cannon: Kim dëshiron që të duket si Beyoncé

Pasi përdoruesit e mediave sociale kritikuan pamjen Beyonce, duke pretenduar se ajo po përpiqej të "dukej si një grua e bardhë" dhe t'i ngjante Kim Kardashian, Nick Cannon doli në mbrojtje të saj.

“Kim Kardashian dëshiron që të duket si Beyoncé”, tha reperinë episodin e së hënës të “Daily Cannon Show”.  Cannon vazhdoi të thoshte se Beyoncé  "duket njësoj që kur ishte 16 vjeç".

Ndërsa bashkë-prezantuesit Courtney Bee dhe Abby De La Rosa ranë dakord me Cannon, Mason Moussette tha se ajo mund të shihte ngjashmëritë në fotot krah për krah të Beyoncé dhe Kardashian.

Tre ditë pasi këngëtarja e "Love on Top" kishte flokë platin në tapetin e kuq të filmit, mamaja e saj, Tina Knowles, shkoi në Instagram duke reaguar ndaj kritikave.

"Jam e lodhur nga njerëzit që e sulmojnë atë," shkroi Tina, në një postim të gjatë të martën.  Ajo vazhdoi duke thënë se "gratë e zeza kanë mbajtur flokë platin që nga koha e Etta James", duke përfunduar, "Unë e di që ajo do të inatoset me mua që  poe bëj këtë, por jam e lodhur!"

Edhe pse Beyoncé nuk ka komentuar ende për reagimet, ajo postoi më shumë foto duke treguar transformimin e flokëve të saj të mërkurën. Më herët po atë ditë, fituesja e Grammy doli në Londër për darkë me bashkëshortin e saj, Jay-Z, si dhe Tom Cruise dhe Henry Cavill.

Filmi "Renaissance" e interpretueses, i cili del në kinema të premten, jep një pamje nga prapaskenat e turneut të saj nga maji deri në tetor./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Britney Spears konfirmon dyshimet e fansave

Britney Spears pranon se "dyshimet e fansave të saj se diçka po ndodhte" me të ishin të vërteta, duke shtuar se e vërteta e asaj që ndodhi është "përtej të kupt...

14:30

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI