Flash

Detaje nga çështja kundër Michael Jackson

Lapsi.al 29 November 2023
Detaje nga çështja kundër Michael Jackson

Çështja civile e ab*zimit se*sual kundër Michael Jackson, po i afrohet gjykimit.

Wade Robson, i cili u shfaq në serialin dokumentar të HBO-së, Leaving Neverland, pretendon se ai u ngacmua nga Jackson kur ishte vetëm shtatë vjeç në Neverland Ranch në Santa Barbara. Padia pretendon se abuzimi ndodhi ndërsa motra e Robson flinte në një shtrat aty pranë.

Çështja e Robson mori një nxitje të konsiderueshme në gusht kur Gjykata e Apelit në Kaliforni ndryshoi një vendim të mëparshëm që kishte hedhur poshtë paditë e tij kundër Jackson's MJJ Productions dhe MJJ Ventures. Tani, një konferencë gjyqi është caktuar për 28 shkurt 2024, ku do të caktohet një datë gjykimi për çështjen e Robson.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga RadarOnline.com, balerini pretendon se abuzimi filloi në shtëpinë e Jackson dhe vazhdoi për një periudhë prej shtatë vjetësh. Thuhet se Jackson i ka thënë Robsonit: "Ne kurrë nuk mund t'i tregojmë askujt se çfarë po bëjmë. Nëse dikush do e zbuloj , jeta dhe karriera jonë do të marrë fund."

Wade tregon  se marrëdhënia me Jackson vazhdoi edhe pasi ai u kthye në vendlindjen e tij Australi. Ata dyshohet se komunikonin përmes ebisedave të shpeshta telefonike që zgjasnin me orë të tëra çdo javë. Artisti thuhet se e inkurajoi  që ta quante "Baba", ndërsa i referohej Robson si "Biri".

Vetëm në vitin 2012  e kuptoi se ishte abuzuar sistematikisht. Ai përjetoi kriza të shumta nervore dhe vuajti nga stresi ekstrem, ankthi, frika, depresioni dhe pagjumësia.

Pasuria e Michael Jackson pritej të apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Megjithatë, me konferencën e gjykimit të planifikuar tani, duket se çështja do të ecë përpara. Gjykatësi Mark A. Young do të kryesojë konferencën dhe do të përcaktojë datën e gjykimit për çështjen e Robsonit./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehen së bashku Khloe dhe Tristan?

Fansat e The Kardashians mendojnë se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson mund të jenë rikthyer së bashku. Tristan, i cili është babai i dy fëmijëve të Khlo...

16:25

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI