Flash

Kylie Jenner flet për pajtimin me Jordyn Woods

Lapsi.al 28 November 2023
Kylie Jenner flet për pajtimin me Jordyn Woods

Në një bisedë me Jennifer Lawrence për Interview Magazine, Kylie Jenner ka folur për statusin e miqësisë së saj me Jordyn Woods.

Në vitin 2019, vajzat patën një grindje publike pasi Woods a u pa duke u puthur me të dashurin e atëhershëm të Khloe Kardashian, Tristan Thompson.Por sot  gjërat janë mirë mes tyre. Në fakt, sipas Jenner, dyshja nuk e humbën kurrë kontaktin me njëri-tjetrin.

"Jordyn dhe unë, ne kemi qëndruar gjithmonë në kontakt gjatë gjithë viteve dhe takoheshim në shtëpinë time dhe bisedonim dhe thjesht flisnim për gjithçka," tha 26-vjeçarja. "Ne kurrë nuk ushkëputëm plotësisht nga njëra-tjetria dhe një ditë, natyrisht, ne ishim sikur duam të marrim sushi dhe nuk duam të fshihemi më," shton ajo, duke iu referuar ribashkimit të tyre që u zbulua në korrik.

Kylie gjithashtu diskutoi  për pasojat e puthjes me Tristan Thompson gjatë një episodi të fundit të The Kardashians.

“Të gjithë u prekën ndryshe, por unë mendoj se ju u ndikuat më së shumti nga situata me humbjen e një mikeshe”, tha Tristan për Jenner. "Ti humbe Jordyn, e cila ishte një pjesë e madhe e jetës tënde. Unë e di se sa shumë do të thoshte ajo për ty. Kështu që fakti që unë e vendosa veten dhe atë në një situatë që nuk ishte e duhura dhe nuk ishte e zgjuar, e bëri të vështirë për tydhe Khloé."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Selena Gomez në një romancë dashurie?

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth jetës dashurore të Selena Gomez . Një burim i tha ET se aktorja po bën takime -- por nuk është në një marrëdhënie. ...

17:51

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI