Flash

Mariah Carey reagon ndaj komentit të Spears

Lapsi.al 3 November 2023
Mariah Carey reagon ndaj komentit të Spears

Mariah Carey ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të Britney Spears për të në librin e saj "Women In Me".

Këngëtarja ishte e ftuar në Jimmy Kimmel Live të enjten mbrëma për të folurpër sezonin e festave, kur prezantuesi, Kimmel e pyeti për komentet speciale që mori së fundmi.

Kujtimet e Britney Spears në nuk kishin asgjë tjetër veçse gjëra të mira për të thënë për Mariah, duke përfshirë "edhe impaktin që ajo pati tek Britney kur e takoi atë në vitet e hershme.

Carey, e cila nuk kishte dëgjuar saktësisht se çfarë kishte shkruar Spears për të derisa Kimmel e lexoi me zë të lartë, dukej ekënaqur nga deklarata e princeshës së popit." Ndihem shumë e lumtur për fjalët e mira që Britney ka shprehur për mua. Ishte diçka shumë e bukur.

Kujtimet e Spears u publikuan muajin e kaluar dhe paraqisnin një mori zbulimesh bombë për një sërë personalitetesh të famshme nga ish-i i saj Justin Timberlake deri te Christina Aguilera.

Për ish partnerin e saj , Britney zbuloi se kishte bërë abort gjatë lidhjes së tyre sepse artisti nuk ishte gati të bëhej baba.

“E doja shumë Justin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar”, shkruan ajo.

“Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj. Jam e sigurt se njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të ndërprisja shtatzaninë. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba.”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI