Flash

Shtyhet sezoni i tretë i "Euphoria", fansat të zemëruar

Lapsi.al 3 November 2023
Shtyhet sezoni i tretë i "Euphoria", fansat të zemëruar

Seriali dramatik i HBO "Euphoria" njoftoi të enjten se sezoni i tretë i dramës  është shtyrë në vitin 2025 me prodhimin që do të rifillojë në një moment vitin e ardhshëm, sipas People.

HBO ia atribuoi vonesën grevës së vazhdueshme SAG-AFTRA. Njoftimi se seriali do të merrte edhe më shumë kohë për t'u rikthyer në ekran, u prit me një ndjenjë të përzier.

"Ata të gjithë do të jenë 60 vjeç në kohën kur të vijë finalja e serialit", postoi një fans i zemëruar në X (dikur Twitter). "

“Si ? U duhen 3 vjet për të filmuar një sezon”, ka postuar një person i dytë. “Isha 27 vjeç kur u publikua sezoni 2, kur të dalë sezoni 3 do të jem 31 vjeç,” komentoi një përdorues i tretë.

Megjithatë, disa fansa të tjerë u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të shfaqjes që të anulojnë plotësisht shfaqjen për faktin se njerëzit do të humbasin interesin."Vetëm anuloje vëlla," tha qartë një përdorues.

Deri më tani, nuk ka asnjë fjalë për ndonjë detaj të komplotit ose se si shfaqja planifikon të paraqes personazhin Fezco, fati i të cilit u la enigmë gjatë një përplasjeje me policinë në finalen e sezonit 2 të shfaqjes.

Fezco "Fez" O'Neill u portretizua nga Angus Cloud, i cili u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare për shkak të një kombinimi vdekjeprurës të fentanilit, kokainës, metamfetaminës, benzodiazepinës dhe dr0gave të tjera./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI