Flash

Kourtney Kardashian kundër Tristan Thompson pas tradhëtisë

Lapsi.al 3 November 2023
Kourtney Kardashian kundër Tristan Thompson pas tradhëtisë

Kourtney Kardashian pranoi se ajo nuk e duron dot ish partnerin e  Khloé Kardashian, Tristan Thompson, pas skandaleve të shumta.

Gjatë episodit të fundit të "The Kardashians" të Hulu, Kourtney tha se ajo dhe vajza e saj 11-vjeçare, Penelope, nuk janë fansa të lojtarit të NBA.

"Unë i thashë Penelope ditën e parë të shkollës, që nuk ndihesha rehat në prezencën e tij," tha Kourtney, ndërsa po priste që motra e saj dhe Thompson të vinin. "Ne mundohemi të harrojmë gjërat që ai ka bërë, por në atë moment isha si: 'Thjesht nuk mund ta bëj më'”.

Në një rrëfim, nëna e tre fëmijëve – e cila ndan Penelopën me Scott Disick – shtjelloi, “Tristani ka bërë vendime dhe zgjedhje të tmerrshme me motrën time. Ka raste kur unë jam aq e inatosur me të sa nuk mund të jem dot pranë tij dhe më pas ka raste kur thjesht mundohem ta kaloj si ndjesi sepse ne thjesht duam harmoni dhe, e dini, ai është babai i mbesës dhe nipit tim."

Khloé gjithashtu reflektoi mbi statusin e marrëdhënies së saj me të gjatë reality show-t të familjes Hulu. "Unë jam vërtet krenare për veten time për vendin ku jemi unë dhe Tristan ," tha ajo.

“Por vendi ku jam me Tristanin nuk ka të bëjë fare me atë që pres të bëjnë familjarët e mi. Nëse Penelope nuk e pëlqen atë, për mua nuk përbën problem”, vazhdoi themeluesja e Good American.  “I kuptoj ndjenjat e Penelope. Unë dua që ajo të dijë se mënyra se si ndihet është mënyra e duhur për t'u ndjerë. Nuk duhet të pranojmë që dikush të na trajtojë kështu.”

Thompson së fundmi e tradhtoi Khloé-n me modelen e fitnesit Maralee Nichols. Ai kërkoi një test të atësisë për të vërtetuar se ishte babai i djalit të saj, Theo.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI