Flash

Pete Davidson rikthehet në "SNL"

Lapsi.al 16 October 2023
Pete Davidson rikthehet në "SNL"

Pete Davidson u rikthye së fundmi në premierën e sezonit 49 të "Saturday Night Live".

Komediani diskutoi një sërë temash që kanë qarkulluar për veten e tij në vitet e fundit gjatë një parodi të "Barbie".

"Unë jam thjesht Pete / Jeta ime dashurore nuk është diskrete / Unë gjeneroj shumë publicitet për gjithçka përveç komedisë sime," u shpreh Davidson.

Natyrisht, krijuesi i “Bupkis” i referohet listës së tij të gjatë të ish-ve të famshëm, ku përfshihen Kim Kardashian dhe Ariana Grande, si dhe aktoret Chase Sui Wonders dhe Madelyn Cline. Duke folur për Kardashian, ai përmendi ish-bashkëshortin e saj Kanye West, i cili u kritikua për sulmin ndaj komedianit gjatë romancës së tij me yllin e realitetit.

“Njerëzit në internet ende më thërrasin Skeet / Për shkak të një djali, emrin e të cilit nuk mund ta them ligjërisht,” këndoi ai përpara se një foto e reperit “Flashing Lights” të shfaqej në ekran.

Duke vazhduar të bënte shaka me jetën e tij, Pete tha se ai dukej si një "kokë meth në rrugë", duke kënduar në një varg tjetër se  do të shkojë në rehabilitim " tri herë në vit kur nuk e prisni.”

Një burim i tha Page Six në qershor se Davidson shkon rregullisht në rehabilitim për trajtim.

"Pete shkon rregullisht në rehabilitim dhe për të marrë një pushim mendor," tha burimi i brendshëm. Periudha e tij e rehabilitimit në qershor – e cila pasoi shpërthimin e tij në PETA – erdhi gjithashtu vetëm disa javë pasi ai përplasi automjetin e tij në një shtëpi në Beverly Hills, Kaliforni./Lapsi.al

Të këshilluara

Amber Heard akuza ndaj Jason Momoa

Akuza të reja  po dalin në dritë rreth sjelljes së pretenduar të Jason Momoa në xhirimet e Aquaman. Sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara muajin e kaluar...

13:00

Avril Lavigne dhe Tyga i japin fund lidhjes

Avril Lavigne dhe Tyga i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, konfirmoi një burim për Us Weekly. “Avril dhe Tyga u ndanë pak kohë më parë”, tha burimi . "Nuk kis...

10:46

Michael Caine konfirmon largimin nga aktrimi

Michael Caine ka deklaruar se do të tërhiqet nga aktrimi. Aktori  zbuloi në emisionin Today të BBC Radio 4 se ai zyrtarisht do të largohej pas publikimit të ...

10:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI