Policia greke ka ndjekur dhe ndaluar një automjet që ishte ngarkuar me drogë në kufirin greko-shqiptar. Mjeti, me drejtues një shqiptar 31-vjeç, është pikasur dje në mëngjes në Selanik. Brenda makinës u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 40 pako me 42 kg 700 gram marijuanë.
Ndërkohë sipas policisë greke, 31-vjeçari është arrestuar. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane. Po ashtu, u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.