Flash

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Jimmy Buffett

Lapsi.al 3 September 2023
Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Jimmy Buffett

Këngëtari i njohur për këngën, "Margaritaville", Jimmy Buffett ndërroi jetë nga kanceri, sipas një raporti të ri.

Pasi muzikanti u diagnostikua me kancer të lëkurës katër vjet më parë, sëmundja kaloi në limfomë. Ky ishte shkaku i vdekijes së 76-vjeçarit, sipas TMZ. Lajmi për ndarjen nga jeta u bë i ditur në mëngjesin e së premtes në një deklaratë të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale.

"Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij," lexohej në deklaratë, së bashku me një foto të buzëqeshur të kantautorit. "Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t'i mungojë pa masë nga shumë njerëz," përfundon deklarata.

Buffett ka lënë pas gruan e tij, Jane Slagsvol, si dhe vajza Savannah, vajza Sarah dhe djali Cameron. Shumë të famshëm e kanë nderuar artistin me homazhe prekëse në rrjetet sociale. “Pra, lamtumirë Jimmy”, ka shkruar Kenny Chesney në një video në Instagram të premten. “Faleminderit për miqësinë dhe këngët që do të mbaj në zemrën time përgjithmonë.” Elton John, nga ana e tij, e quajti Buffett një "argëtues unik dhe të çmuar", duke shtuar: "Ky është lajmi më i trishtuar. Një burrë i bukur iku shumë shpejt.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Detaje nga romanca e Ariana Grande me aktorin

Ariana Grande dhe Ethan Slater janë ende bashkë dhe po bëjnë çmos për të lundruar marrëdhënien e tyre në sytë e publikut, thanë burime të shumta për PEOPLE. ...

13:37

Sam Asghari, i lodhur nga veprimet e Britney

Britney Spears, pavarësisht kulmit të karrierës së saj pop që përfundoi më shumë se një dekadë më parë, ende arrin të gjejë veten në lajme. Divorci i saj i f...

10:50

Ndahet nga jeta Jimmy Buffett

Këngëtari Jimmy Buffett, i njohur më së shumti për "Margaritaville" u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. I nominuari për Grammy "u nda nga jeta i qetë natën ...

10:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI