Flash

Ndahet nga jeta Jimmy Buffett

Lapsi.al 3 September 2023
Ndahet nga jeta Jimmy Buffett

Këngëtari Jimmy Buffett, i njohur më së shumti për "Margaritaville" u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

I nominuari për Grammy "u nda nga jeta i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij", sipas një deklarate të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale. Kantautori "e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t'i mungojë pa masë nga kaq shumë," përfundon deklarata. Shkaku i vdeekjes së tij ende nuk është zbuluar.

Të famshëm dolën në rrjetet sociale për të vajtuar muzikantin gjatë fundjavës, nga Andy Cohen te Hoda Kotb. “Ai e jetoi jetën md pozitivitet, gëzim dhe mirësi. Ai ishte miku i të gjithëve dhe Parajsa ishte kudo që ai ishte", shkroi drejtuesi i "Watch What Happens Live".

Sa i përket Kotb-it, bashkë-prezantuesja e emisionit “Today” shpërtheu: “Ky njeri personifikoi gëzimin. Mirësia e mishëruar. Gjithmonë duke qeshur. “Më kujtohet koha kur ai takoi mamanë time në jazzfest dhe e mbuloi me dashuri… sikur e njihte gjithë jetën e tij”, vazhdoi ajo përmes Instagramit. “Vë bast se ai e bëri këtë miliona herë me miliona njerëz. RIP @jimmybuffett.”

Lajmi i trishtë vjen katër muaj pasi Buffet u shtrua në spital dhe më pas anuloi një seri shfaqjesh. "Kam pasur një ndryshim të papritur të planeve këtë javë që na preku të gjithëve," shkroi kantautori në maj ndërsa "adresonte disa çështje që kërkonin vëmendje të menjëhershme. Faleminderit për lutjet dhe mendimet tuaja, vitet tuaja të mahnitshme të besnikërisë.!’/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI