Tre persona janë arrestuar në Korçë pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit: 20-vjeçari me iniciale K.Z., 24-vjeçari me iniciale D.L. nga fshati Gjonomadh dhe 38-vjeçari me iniciale L.Q nga fshati Denas.
Nuk dihet nëse në këtë veprimtari të jashtëligjshme ka persona të tjerë të përfshirë, ndërkohë që ndaj të arrestuarve ka nisur hetimi nga prokuroria e Korçës.