Flash

Shpërndante doza kokaîne, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 June 2023
Shpërndante doza kokaîne, arrestohet 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai u kap me doza kokaine dhe me armë pa leje. Gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit me iniciale A.H i janë gjetur 100 gram kokainë. Po ashtu në banesën e të arrestuarit është gjetur edhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar "Blue avenue". Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë. Sekuestrohen arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Blue avenue".

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 45 vjeç, banuese në Kamzë. Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI