Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ Si e mashtroi hakeri nigerian biznesmenin shqiptar për 25 mijë euro

Lapsi.al 9 June 2023
FOTO/ Si e mashtroi hakeri nigerian biznesmenin shqiptar për 25 mijë

Euronews Albania ka publikuar foton e Sebastian Victor Negbenebor, nigeriani që mashtroi biznesmenin shqiptar dhe i mori 25 mijë euro vetëm përmes një e-mail. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për 29-vjeçarin, pasi akuzohet për “mashtrim Kompjuterik”. Si i mori paratë nigeriani? Ka qenë biznesmeni shqiptar E.B i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, që denoncoi mashtrimin e bërë nëpërmjet e-maileve.

Gjatë aktivitetit të tij ndër vite biznesmeni komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Biznesmeni nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin. 

Në vazhdim të hetimeve paraprake iu dërguan letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse. Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian S. N., lindur në Warri, Nigeri dhe banues në Dublin, Irlandë. /Euronews Albania

Euro

Të këshilluara

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se ...

16:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI