Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Silvio Berlusconi shtrohet përsëri në spital

Lapsi.al 9 June 2023
Silvio Berlusconi shtrohet përsëri në spital

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ish-kryeministri 86-vjeçar i Italisë është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi se Berlusconi ndodhet në një repart në katin e parë të spitalit, ndaj nuk është në terapi intensive. Por shtrimi i tij në spital ndoshta do të zgjasë disa ditë.

Berluskoni doli nga i njëjti spital më 19 maj 2023, pasi qëndroi 45 ditë i shtruar në spital, duke përfshirë 11 ditë në njësinë e kujdesit intensiv. Ai u shtrua më 5 prill për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore për shkak të një forme kronike të leukemisë.

Berlusconi kishte planifikuar ditën e shtunë një takim samit me shtabin e përgjithshëm të partisë së tij Forza Italia në vilën e tij në Arcore.

Të këshilluara

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se ...

16:48

Tallja e mprehtë e Lubonjës me PD e vulës

Ndërsa në emisionin Open përfaqësuesit e dy grupimeve kundërshtare brenda PD së vulës po jepnin argumentat e tyre, se cili kishte të drejtë, Fatos Lubonja ka nd...

09:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI