Flash

BE flet për draftin e Asocacionit të propozuar nga Rama

Lapsi.al 9 June 2023
BE flet për draftin e Asocacionit të propozuar nga Rama

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania në lidhje me dhënien e informacioneve mbi draft-statutin e propozuar nga kryeministri Rama për formimin e Asocacionit në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

Në përgjigjen dërguar Euronews, Stano, theksoi se çdo propozim dhe konribut konstruktiv është i mirëseardhur, në lidhje me lëhtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano zgjedh të mos japë detaje mbi përmbajtjen e draft-statutit të propozuar, por nënvizoi se diskutimi dhe hartimi i statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ai shtoi se shpreson që BE-ja të mirëpresë sa më parë seancën për hartimin e Asocacionit, ftesa për të cilë iu dërgua palëve për në datën 5 qershor, por që u shty për shkak të zhvillimeve në Veri.

“Çdo kontribut konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të të cilit po diskutohet Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, është i mirëseardhur.

Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Siç është thënë dhe më herët, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Një ftesë për seancën e parë hartuese të Asocacionit në nivel ekspertësh iu dërgua të dyja palëve më 5 qershor.

Takimi nuk ka mundur të zhvillohet për shkak të përshkallëzimit në terren.

Në vend të kësaj, Lajčák udhëtoi për në Prishtinë dhe Beograd.

BE-ja si Lehtësues i dialogut është gati të presë së shpejti seancën e hartimit dhe është në kontakt me të dyja palët”, thuhet në përgjigjen e Peter Stanos./Euronews Albania

Të këshilluara

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se ...

16:48

Tallja e mprehtë e Lubonjës me PD e vulës

Ndërsa në emisionin Open përfaqësuesit e dy grupimeve kundërshtare brenda PD së vulës po jepnin argumentat e tyre, se cili kishte të drejtë, Fatos Lubonja ka nd...

09:15

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI