Flash

“Lekët ose dil nga shtëpia”/ Sherri që u mbyll me një të vrαrë në Shkodër

Lapsi.al 2 May 2023
“Lekët ose dil nga shtëpia”/ Sherri që u mbyll me

Kanë dalë detaje të reja nga vrαsja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e së martës në banesën e tij në lagjen “Tom Kola” në Shkodër. Ai u qëllua nga Lekë Vuksani, qiraxhiu i viktimës. Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër thuhet se mes të dyve nuk ka lidhje gjaku.

Viktima ishte kthyer prej pak kohësh nga jashtë vendit dhe i kishte kërkuar qiraxhiut që të paguante paratë e kohës që kishte qëndruar në të ose të largohej nga banesa. Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë në Angli dhe ishte kthyer para 1 muaji në Shkodër. Krahas parave të qirasë së disa muajve, viktima i ka kërkuar autorit dhe që t’ja lirojë banesën, por ky i fundit ka debatuar me të.

Pas konfliktit të vazhdueshëm, Lekë Vuksani është larguar nga shtëpia, duke u rikthyer me një armë zjarri. Autori i dyshuar është futur në banesë dhe e ka gjetur të vetëm qiradhënësin, duke e qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes dhe po mundohet që edhe me pamjet e kamerave të sigurisë të rindërtojë itinerarin e largimit nga banesa, për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V”, - njofton policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI