Flash

Del VIDEO/ Si u vrα hidrauliku shqiptar në Greqi

Lapsi.al 29 March 2023
Del VIDEO/ Si u vrα hidrauliku shqiptar në Greqi

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të vrαsjes së hidraulikut shqiptar, Pëllumb Islami në një lokal në Athinë. Ai u qëllua për vdekje nga një plumb teksa shihte ndeshjen në një kafenë në lagjen Nea Jonia. Sipas pamjeve filmike të publikuara nga televizioni MEGA, një grup shqiptarësh të njohur si “Skuadra L” kanë qenë duke diskutuar në një zonë VIP të lokalit. Ata janë takuar edhe me pronarin sirian të lokalit, pasi djali i këtij të fundit ishte grabitur pak ditë më parë.

Familjarët kishin bërë një hetim për mënyrën sesi u sulmua adoleshenti dhe kishin thirrur shqiptarët për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë në kafene ka hyrë vëllai i viktimës që është konfliktuar me shqiptarët e tjerë. (VIDEO KETU)

Çfarë po bëni këtu? Çfarë po ndodh?” – kishin qenë fjalët e tij, por dikush nxori një pistoletë dhe qëlloi duke lënë të vdekur vëllain e tij që nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai nuk pati kohë të reagonte. Plumbi që e goditi në shpatull rezultoi fatal për jetën. Klientët që ndodheshin në kafene në atë moment nisën të vrapojnë. Të tjerët u fshehën nën tavolina dhe u përpoqën të mbuloheshin.

Pamjet e kamerave të sigurisë çuan në identifikimin e autorëve. Në kërkim u shpallën 7 persona nga të cilët një u arrestua në 20 mars ndërsa një tjetër u vetëdorëzua më vonë. Autorët janë anëtarë të një bande shqiptare të konsideruar si mjaft të ashpër. Ata janë arrestuar vazhdimisht dhe akuzuar për pastrim parash, grabitje, rezistencë ndaj autoriteteve, grup kriminal dhe trafiqe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Kavajë, dy të vrarë (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një sherr i ndodhur në një lokal, ka përfunduar me dy të vdekur. Deri më tani bëhet fjalë se një person është vrarë me...

19:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI