Flash

Dan Hutra dëshmon para hetuesve: I vrαva se më kishin hyrë në hak

Lapsi.al 2 March 2023
Dan Hutra dëshmon para hetuesve: I vrαva se më kishin hyrë

Detaje të reja janë zbardhur nga deklarimet e dhënë nga Dan Hutra, autori i vrαsjes në trefishtë paraditen e së mërkurës në Tiranë. 40-vjeçari u tha forcave të policisë që i vunë prangat në zonën e Sharrës se nuk ishte penduar.

“Nuk jam i penduar. Doja ta bëja atë që bëra ndaj nuk pendohem”, – mësohet të ketë thënë ai gjakftohtë 40-vjeçari. Ai ka pohuar se i kishte planifikuar këto vrasje, duke mirëmenduar gjithçka.

“Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, - mësohet të ketë thënë ai duke shtuar se “i kanë hyrë në hak”.

Pasi plagosi të dashurën, Marjana Gurakuqi në Astir ai mësyu në shtëpinë e ish-bashkëjetueses me të cilën kishte edhe një fëmijë 1 vjeç. Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, kunata me njëra-tjetrën u vranë nga Dan Hutra teksa lanin makinën e tyre në oborrin e shtëpisë. Hutra ka nisur të qëllojë që në momentin që është afruar pranë derës së familjes Hysa.

Të shtënat me armë kanë bërë që në oborrin e shtëpisë të dilnin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Kështu, Hutra ka nisur të qëllojë sërish duke lënë të plagosura dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, ish-gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e saj.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati.

Autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënime.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se mbrëmjen e djeshme është marrë një deklaratë e hollësishme e 40-vjeçarit, Dan Hutra. Vocaj ka thënë për mediat se autori i masakrës ka qenë bashkëpunues me policinë. Sipas drejtorit të policisë Hutra ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Vocaj nënvizoi se deklarata do t’i paraqitet sot prokurorëve.

“Nga struktura e krimeve të rëndë të policisë së Tiranës mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes së ndodhur. Dua të deklaroj para jush se autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëpunues me policinë. Ai ka treguar gjithë dinamikën. Megjithëse duhet të theksoj që dinamika që kam deklaruar ka qenë në prova të pakundërshtueshme. Autori e ka konfirmuar dhe ka qenë bashkëpunues”, - tha Vocaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI