Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Revolucioni në dorë të gjykatës/ Katër variantet çfarë ndodh në 3 Mars

Lapsi.al 1 March 2023
Revolucioni në dorë të gjykatës/ Katër variantet

Në datën 3 Mars opozita do të dalë në rrugë për të protestuar mbi skandalet dhe keqqeverisjen e Ramës, që nga McGonigal te Ballkani i Hapur, shpopullimi apo korrupsioni. Por caktimi i protestës kombëtare në të njëjtën ditë që Gjykata e Apelit merr vendim për vulën dhe logon e PD-së shenjon edhe rrugën që do të marrë aksioni politik i opozitës, atë që Berisha e quan një revolucion paqësor.

Në anën tjetër, Enkelejd Alibeaj këmbëngul në kërkesën për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, jo për të udhëhequr ndonjë fraksion demokratësh drejt betejave të reja, por më shumë si epitaf i një gupimi politik që dikur udhëhiqej nga Lulzim Basha.

Trupi gjykues që do të marrë vendim përbëhet nga Elona Mihali relatore dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja dhe variantet se çfarë mund të ndodhë në Apel janë si më poshtë:

  1. Gjykata lë në fuqi vendimin e gjykatësit Agron Zhukri

Rreth një vit më parë, në datën 25 Mars të vitit 2022, gjykatësi Agron Zhukri mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së duke njohur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demoktatike të 11 dhjetorit.

Ndryshimet e Statutit i hapën rrugë primareve brenda partisë dhe legalizuan fraksionet. Një nga ndryshimet kryesore që u miratuan në statutin e ri është i ashtuquajturi neni “Basha”, ku kryetari i partisë lë mandatin menjëherë nëse humb zgjedhjet parlamentare dhe votëbesohet nëse humb zgjedhjet vendore.

Nëse gjykata lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, atëherë vendimi do të jetë thjesht një noterizim i asaj çfarë ka ndodhur prej një viti në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha dhe kandidatët për bashkitë do të mund të hynë në garë me logon e PD.

      2. Gjykata vendos që vula i takon Alibeajt

Menjëherë pas vendimit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi ankimimin në Apel. Sipas tij, gjykatësi Agron Zhukri ka nxjerrë një vendim pa dosje e fakte dhe pa patur palët.

Sipas Alibeajt, që një vendim të ketë efekt, palët duhet të jenë prezentë dhe kjo u është mohuar nga gjykata. Nuk dihet nëse Apeli do t'i japë të drejtë Alibeajt, në kushtet kur Partia Demokratike de facto drejtohet tashmë nga Sali Berisha, ka ngritur strukturat e reja, ka zhvilluar primaret dhe po bëhet gati për zgjedhjet e 14 Majit.

Por gjykata e dha një sinjal, kur pranoi ankimin e Alibeajt. Grupimi i Berishës, ka pretenduar se Alibeaj nuk ishte palë në proces. Si i tillë ai nuk kishte të drejtë ankimimi. Por gjithsesi, Gjykata e Apelit, ia pranoi ankimimin.

Lexo edhe: Grupi i Alibeaj thirrje Apelit: Tashmë asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit në PD

Lexo edhe: Lubonja: Alibeaj njëlloj si Basha kur përjashtoi Berishën

Lexo edhe: Përjashtimi i deputetëve/ Alibeaj në realitet tjetër: Unë jam drejtuesi i PD

     3. Gjykata shtyn vendimmarrjen

Që vendimi për këtë gjyq mund të merrej për 30 sekonda, është një pohim që juristët e shprehin vazhdimisht në studio televizive. Por gjykatësit nuk e kanë me ngut.

Po bëhet një vit që kur Alibeaj ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe çështja është zvarritur për të mbajtur peng partinë më të madhe të opozitës. Tensioni në PD i shërben qeverisë dhe gjykatësit janë bërë pjesë e lojës. Ndaj nuk është çudi që gjykatësit ta shtyjnë vendimmarrjen, qoftë edhe për arsye banale. Në këtë rast, kandidatët e PD do të hynin në zgjedhjet lokale me logon e Partisë së Lirisë, që në këto zgjedhje i ka lënë fushë të lirë Partisë Demokratike.

       4. Gjykata kthen çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë

Varianti i mbajtjes peng të partisë më të madhe në opozitë, ka edhe një formë tjetër. Gjykata mund të rikthejë çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë. Sërish në këtë rast, do të aktivizohej formula e përfaqësimit me instrumentat ligjorë të Partisë së Lirisë, siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Mbetet për t'u parë reagimi i Partisë Demokratike, nëse gjykata i heq për të dytën herë të garojë me logon e saj.

Gjatë protestës së fundit para parlamentit, kur Taulant Balla përmendi 3 Marsin, kreu i demokratëve Sali Berisha e komentoi me tone kërcënuese variantin që e lë PD pa logo për zgjedhjet e 14 Majit.

"Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!" ishin fjalët e Berishës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI