Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Një nga viktimat ishte shtatzënë/ Hutra: Nuk pendohem, νrasjet i planifikova në burg

Lapsi.al 2 March 2023
Një nga viktimat ishte shtatzënë/ Hutra: Nuk pendohem, νrasjet

Dinamikat e masakrës së ditës së djeshme në Paskuqan vijojnë ende të zbardhen. Mesditën e të mërkurës Ramzan (Dan) Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Në momentin që Hutra është futur brenda në banesë, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa. Në banesë ndodheshin edhe 2 fëmijë, foshnja 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, 40-vjeçari ka çuar në banak fëmijën e Elenës. Më pas ka breshërinë. Një nga viktimat, kunata e Elenës, Hasime Dafku, ishte shtatzënë. Prapëseprapë, Hutra ka dëshmuar në polici se nuk është penduar.

“Qëkur rashë në burg kisha vetëm një qëllim, të vrisja kush më ka rënë në qafë. Sapo kam dalë nga burgu kam nisur të planifikoj vrasjet. Shkoja dhe vija çdo ditë nga Kukësi dhe vëzhgoja personat. Sigurova armën dhe makinën me qira derisa u poqën kushtet që t’i vrisja. Nuk pendohem sepse vdekjen e kanë merituar jo vetëm ato por edhe të tjerë që s’munda dot t’i gjeja. Unë nuk kisha asnjë qëllim në jetë vetëm t’u merrja jetën atyre që më kanë hyrë në hak”, ka thënë Hutra.

Si ndodhi ngjarja

Dan Hutra tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale. Makabriteti i veprimeve të tij la pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura. Gjakftohtë dhe i armatosur ai u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë. Gurakuqin e la të plagosur me thikë. Më pas ai shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e Kodër-Kamzës. Aty qëlloi me breshëri drejt grave të familjes. Si rrjedhojë la pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish-bashkëshorten dhe nënën e saj.

Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz. Hutra iku nga vendngjarja jo për t’u arratisur, por për të kryer një tjetër krim. Kësaj radhe 'goditi' në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz. Aty ai vrau shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. E tërë kjo pa u ndeshur me asnjë pikë kontrolli apo patrullë policie.

Megjithatë, nuk ishte hera e parë që Dan Hutra përfshihej në krime. Në vitin 2003 ai është arrestuar për pengmarrje të nënës dhe kunatës dhe përdhunim të kunatës tjetër. Në 2007, ai u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes. Në qershor të 2022 ai u rikthye në burg me akuzën e dhunës në familje ku u lirua pak javë më parë më 16 shkurt të këtij viti. Dan Hurda akuzonte bashkëshorten e tij Elenën se fëmijën që priste nuk e kishte me të dhe për këtë fakt e dhunonte. Ikja e saj nga shtëpia dhe rikthimi tek prindërit e agravoi situatën aq sa ish-dhëndri paralajmëroi vrasjen që e vuri në zbatim mbasi doli nga burgu. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI