Flash

U gjet nën rrënoja e porsalindur, persona të αrmαtosur tentojnë të rrëmbejnë Aya

Lapsi.al 14 February 2023
U gjet nën rrënoja e porsalindur, persona të

Persona të αrmαtosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë, aty ku është shtruar foshnja që lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur. Sky news raporton se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe dhunuan atë. Paraprakisht dyshohet se sulmuesit kishin si qëllim të rrëmbenin foshnjën Aya, por nuk ia dolën.

Një zyrtar tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente. Pasi u pushua nga puna, ajo u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin. Vajza, e cila është quajtur Aya, që arabisht do të thotë “një shenjë nga Zoti”, ndodhet në spital që nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e shkuar. 

Nëna, babai dhe 4 vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofën e tërmetit dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, ndërsa njerëz nga e gjithë bota janë ofruar për ta ndihmuar e adoptuar. Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, e zbuluan Aya-n më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit nën beton dhe ende të lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj. /TCH

LEXO EDHE: Mijëra njerëz nga mbarë bota duan të birësojnë vajzën sirane që lindi në rrënoja

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI