Flash

Do vriste të dashurin e ish-gruas, dënohet me burg shqiptari në Gjermani

Lapsi.al 14 February 2023
Do vriste të dashurin e ish-gruas, dënohet me burg shqiptari në

Dënohet me burg një shqiptar nga Kosova në Gjermani, pasi tentoi të vrasë të dashurin e ish-gruas. Ai u dënua me katër vjet e nëntë muaj burgim, nga Gjykata e Kiel-it në Gjermani. 45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021. Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL. Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me shtatë vjet e jashtë muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me tetë vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja?

Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj. 45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të. Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë. Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin. Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij. Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij, të cilin edhe e kishte rrahur.

 

Të këshilluara

9 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 395 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit 14 Shkurt 2023 – Ministria e...

18:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI