3 persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi përvetësuan dhe regjistruan në emrin e tyre tokën e një personi. Këta tre persona morën 5000 m² tokë një shtetasi tjetër nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Mes të arrestuarve është dhe ish-juristi i Hipotekës së Durrësit.
Në pranga kanë rënë: A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës. Ndaj tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.