Flash

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 17 January 2023
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Vlorë. Policia njofton se Niko Isaraj ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI