Flash

Akuzohen për ‘ndihmë për kalim të kufijve’, burg dy të arrestuarve në Dibër

Lapsi.al 17 January 2023
Akuzohen për ‘ndihmë për kalim të kufijve’, burg

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufiri, ndërsa është ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas.

Gjykata e Dibrës la në burg shtetasit Renaldo Gjinajn dhe Miklovan Zymerin, të cilët akuzohen për ‘ndihmë për kalim të kufijve’.

NJOFTIMI I POLICISE

Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar fazën e katërt të këtij operacioni.

Gjatë kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:

M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë 3 fazave të mëparshme të operacionit “SMUGGLING”, u kanë dhënë ndihmë, kundrejt pagesave, shtetasve me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI