Flash

Profecia tronditëse e Mike Tyson: "Mendoj se do të vdes shumë shpejt"

Lapsi.al 21 July 2022
Profecia tronditëse e Mike Tyson: "Mendoj se do të vdes

Duke folur në podkastin e tij "Hotboxin with Mike Tyson", ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha terapistit të traumave dhe varësisë Sean McFarland se ai ndjen se koha e tij është pothuajse e mbaruar. "Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht - tha ish-boksieri -. Pastaj, kur shihem në pasqyrë, shoh ato njolla të vogla në fytyrën time dhe them: 'Uau. Kjo do të thotë se data ime po afron, shumë shpejt'''.

Iron Mike preku gjithashtu temën e parave dhe të sigurisë (reale ose të supozuar) që mund të garantojë pasuria. "Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë vërtet - shtoi ai - Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Paratë nuk na bëjnë imun ndaj sëmundjeve ose aksidenteve. Paratë nuk mund të të mbrojnë nga kjo".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI