Flash

Erdogan dhe gruaja e tij infektohen me Covid

Lapsi.al 5 February 2022
Erdogan dhe gruaja e tij infektohen me Covid

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti omicron”, tha presidenti në një postim në Twitter. “Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi. Mezi presim lutjet tuaja.”

Sakaq, kujtojme se Turqia ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten.

Numri i viktimave gjithashtu ka shënuar rritje në vend, me 248 viktima në 24 orë- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë.

Të këshilluara

Spanja lehtëson masat anti-covid

Spanja do të lehtësojë masat anti-covid, duke hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Detyrimi për mbajtjen e maskës hyri në fuqi në fund ...

10:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI