Flash

Erdogan: Perëndimi po e vështirëson krizën Rusi–Ukrainë

Lapsi.al 4 February 2022
Erdogan: Perëndimi po e vështirëson krizën

Kritik ndaj qasjes së shteteve perëndimore është treguar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogani cili akuzoi shtetet e perëndimit se po e bëjnë krizën Rusi-Ukrainë "më të rëndë". Ai po ashtu kritikoi qasjen e presidentit amerikan Joe Biden për këtë çështje, në komentet e tij të publikuara nga mediat lokale. "Për fat të keq, Perëndimi deri më tani nuk ka dhënë asnjë kontribut në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të them se ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat," u tha Erdogan gazetarëve derisa po kthehej nga Ukraina, duke shtuar se presidenti amerikan Joe Biden "ende nuk ka qenë në gjendje të tregojë një qasje pozitive”.

Ndërkohë që diskutimet për krizën Ukrainë – Rusi janë ngritur në nivelin më të lartë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke qëndruar në Kinë, ku ka marrë përkrahje nga udhëheqësit e këtij shteti.

Ukraina: Trupat ruse në kufi, të pamjaftueshme për pushtim të plotë

Të premten më 4 shkurt, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë të fuqishme të sanksioneve financiare për Rusinë. Leyen tha se BE-ja ka bërë gati "një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike", nëse Rusia pushton Ukrainën.

"Kjo shkon nga kufizimi i qasjes në kapitalin e huaj tek kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike," tha Von der Leyen, duke shtuar se masat do ta bënin ekonominë ruse "edhe më të brishtë".

Von der Leyen tha se në kuadër të sanksioneve nuk mund të përjashtohet as projekti i shumëdiskutueshëm ruso-gjerman i gazit i njohur si “Nord Stream 2”.

Të këshilluara

Spanja lehtëson masat anti-covid

Spanja do të lehtësojë masat anti-covid, duke hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Detyrimi për mbajtjen e maskës hyri në fuqi në fund ...

10:36

Meta pëson humbjen më të madhe në bursë

Pronari i Facebook, Meta Platforms, pa një rënie të vlerës së saj në tregun e aksioneve me më shumë se 230 miliardë dollarë të enjten, një humbje rekord d...

09:02

Bie me 41% popullariteti i Biden

Përqindja e amerikanëve që miratojnë veprimet e Presidentit Joe Biden ka shënuar nivelin më të ulët të besueshmëirsë gjatë kësaj jave, gjë që tingëllon alarmant...

08:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI