Flash

Putin vazhdon përndjekjen ndaj liderit të opozitës, gjykata ngre aktakuzë të re kundër Navalny

Lapsi.al 3 February 2022
Putin vazhdon përndjekjen ndaj liderit të opozitës, gjykata ngre

Gjykata e Moskës në Lefortovo ka ngritur një aktakuzë të re ndaj liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. “Gjykata ka marrë një çështje penale kundër Navalnyt, i cili akuzohet për katër akuza për mashtrim dhe një akuzë për shpërfillje të gjykatës”, tha një zëdhënës i gjykatës për Tass.

Procedura penale kundër Navalnyt filloi më shumë se një vit më parë. Sipas hetuesve, ai vodhi rreth 350 milionë rubla (rreth 4.5 milionë dollarë) të akorduara si donacion për Fondacionin Kundër Korrupsionit, i cili ka statusin e një agjenti të huaj në shteti rus dhe konsiderohet një organizatë ekstremiste.

Navalny akuzohet gjithashtu për mosrespektim të gjyqtares Vera Akimova, e cila shqyrtoi rastin e shpifjes kundër veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Ai u ndalua pasi u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u shëruar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin fajësohej Kremlini, ndërsa autoritetet ruse mohuan çdo përfshirje në këtë rast. Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të dënimit me kusht që ai u dënua për mashtrim të dyshuar në vitin 2014./tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI