Flash

Certifikata e vaksinës kundër Covid-19 e panevojshëm në disa vendet të BE-së

Lapsi.al 3 February 2022
Certifikata e vaksinës kundër Covid-19 e panevojshëm në disa

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Anderson njoftoi heqjen e të gjitha masave anti-covid nga 9 shkurti. Shefja e qeverisë suedeze ka njoftuar se pandemia nuk ka përfunduar, por vendi po futet në një fazë të re.

"Qeveria ka vendosur të heqë të gjitha masat anti-covid në koordinim me agjencinë e shëndetit publik nga 9 shkurti. Është koha për të hapur Suedinë sërish. Ky vendim merret në një kohë kur pandemia nuk ka përfunduar, por ne jemi futur në një fazë të re të saj."

Mendohet se certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet më për të hyrë në vend, apo për të frekuentuar baret e restorantet. Me masat e reja pritet që të hiqet edhe detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura apo të mbyllura. Edhe Republika Çeke njoftoi të enjten se do të heqë të gjitha masat anti-covid nga java e ardhshme. Sipas kryeministrisë, pritet që të pavaksinuarit të kenë mundësi të njëjta për të frekuentuar ambiente dhe aktivitete të ndaluara deri tani.

Certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e detyrueshme për ta paraqitur, ndërsa mbajtja e maskës do të qëndrojë në fuqi për ambientet e mbyllura. Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se së shpejti Italia do të shpallë një datë për lehtësimin e masave anti-covid. Sinjale për heqjen e kufizimeve ka dhënë edhe Gjermania, ku pritet që nga muaji mars të hiqet detyrimi për pasaportën e vaksinimit.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI