Flash

Kulmi i tensionit me Rusinë, Erdoğan nesër vizitë zyrtare në Ukrainë

Lapsi.al 2 February 2022
Kulmi i tensionit me Rusinë, Erdoğan nesër vizitë zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Ukrainën të enjten me ftesë të homologut të tij Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet dy vendeve. Erdoğan dhe Zelensky do të shqyrtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë në nivelin e partneritetit strategjik, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Në takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin Kiev, të dy liderët së bashku me delegacionet e tyre shoqëruese do të diskutojnë mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe do të shkëmbejnë mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për lidhjet dypalëshe, sipas Anadolu Agency.

Të dyja palët pritet gjithashtu të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme dhe memorandume mirëkuptimi.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI