Flash

Super-operacion në Siri, forcat amerikane ndjekin dhe vrasin 13 xhihadistë të rangut të lartë

Lapsi.al 3 February 2022
Super-operacion në Siri, forcat amerikane ndjekin dhe vrasin 13

Forcat speciale amerikane kanë përndjekur xhihadistë të rangut të lartë gjatë bastisjeve në veriperëndim të Sirisë të enjten, duke lënë të vdekur 13 persona.

Pentagoni e ka përshkruar këtë operacion si të “suksesshëm”.

Operacioni besohet se është më i madhi i këtij lloji që kanë kryer forcat amerikane në rajonin Idlib – të kontrolluar nga xhihadistët – prej vitit 2019, kur është vrarë lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi.

Shënjestrat e operacionit të kryer në qytezën Atme, i cili sipas banorëve ka zgjatur për dy orë, nuk dihen ende.

 

 

Disa banorë kanë thënë se forcat amerikane nuk kanë pasur cak operativë të IS-it, por pjesëtarë të grupit xhihadist, Al-Kaida.

“Operacioni special amerikan, nën kontrollin e Komandës Qendrore të SHBA-së ka kryer një mision kundër-terrorizmit në veriperëndim të Sirisë”, ka thënë Kirby.

“Misioni ka qenë i suksesshëm. Nuk ka viktima”, ka thënë ai, pa ofruar hollësi shtesë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut ka thënë se shtatë civilë kanë qenë në mesin e 13 personave të vrarë në operacion./rel

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI