Flash

OBSH kundër heqjes së masave kufizuese anti-Covid

Lapsi.al 3 February 2022
OBSH kundër heqjes së masave kufizuese anti-Covid

Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme, pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.

Danimarka hoqi shumicën e kufizimeve kindër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një “sëmundje kritike sociale”. Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës.

Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.

Zoti Tedros tha se varianti Omicron i koronavirusit vazhdon të jetë shumë i transmetueshëm dhe vdekjeprurës. Ai tha se në 10 javët që nga identifikimi i variantit Omicron, janë raportuar pothuajse 90 milionë raste, më shumë se totali i të gjitha rasteve me Covid-19 në vitin 2020. Ai tha se OBSH-ja tani ka filluar të shohë një rritje shumë shqetësuese të vdekjeve në shumicën e rajoneve të botës.

Në të njëjtën konferencë shtypi, drejtuesja e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, Maria Van Kerkhove u bëri thirrje vendeve të botës të jenë të kujdesshme në lidhje me heqjen e kufizimeve, duke mos i hequr “të gjitha menjëherë”. Ajo sugjeroi një proces më gradual, sepse shumë vende nuk e kanë arritur ende kulmin e infeksioneve me Omicron dhe të tjerat kanë nivele të ulëta vaksinimi, veçanërisht në mesin e grupeve të pambrojtura të popullatës së tyre./VOA

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI