Flash

Bie me 41% popullariteti i Biden

Lapsi.al 4 February 2022
Bie me 41% popullariteti i Biden

Përqindja e amerikanëve që miratojnë veprimet e Presidentit Joe Biden ka shënuar nivelin më të ulët të besueshmëirsë gjatë kësaj jave, gjë që tingëllon alarmante për Partinë Demokratike, pasi rrezikon të humbasë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e pjesshme të 8 nëntorit, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Ipsos.

Sondazhi nxorri në pah se vetëm 41% e të rriturve amerikanë i miratojnë veprimet e Biden pas marrjes së pushtetit, 56% nuk ​​i miratojnë vendimet. Javën e kaluar, ky sondazh i përhershëm tregoi se 45% miratuan veprimet e kreut të shtetit, ndërsa 50% nuk ​​i miratuan.

Lodhja nga pandemia dhe ndikimi i tij financiar po arrin kulmin. Rreth gjashtë në 10 qytetarë besojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, ku ekonomia dhe shëndeti publik janë në kaos.

Popullariteti i Joe Biden shënoi rënie në mes të gushtit, kur vdekjet nga COVID-19 u rritën ndjeshëm në Shtetet e Bashku. Demokratët janë gjithnjë e më të shqetësuar se pakënaqësia me Biden do t’u kushtojë atyre humbjen e shumicës së tyre në të dy dhomat e Kongresit. Nëse republikanët sigurojnë kontrollin ose të Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit, agjenda legjislative e presidentit nuk do të funksionojë.

Popullariteti i Biden, megjithatë, mbetet mbi nivelin më të ulët të paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili ra deri në 33% në dhjetor 2017.

Sondazhi përfshiu 1005 të rritur, nga të cilët 443 ishin demokratë dhe 377 republikanë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI