Flash

Takimi në Pekin/ Putin dhe Xi Jinping thirrje NATO-s që të ndalojë zgjerimin

Lapsi.al 4 February 2022
Takimi në Pekin/ Putin dhe Xi Jinping thirrje NATO-s që të

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping i kanë bërë thirrje NATO-s gjatë një takimi në Pekin që të ndalojë zgjerimin e mëtejshëm, ka njoftuar Kremlini.

Takimi i dy liderëve, i mbajtur ditën e Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, shënoi një hap të mëtejshëm në atë që është bërë një partneritet gjithnjë e më i ngushtë mes Pekinit dhe Moskës, pasi marrëdhëniet e këtyre dy vendeve me Perëndimin janë përkeqësuar.

Sipas një versioni në gjuhën angleze të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Kremlini, të dy vendet besojnë se disa shtete, aleanca ushtarake dhe politike dhe koalicione synojnë të kenë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, avantazhe ushtarake të njëanshme në dëm të sigurisë së të tjerëve”.

Rusia dhe Kina gjithashtu kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe i bëjnë thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të braktisë qasjet e saj të ideologjizuara të luftës së ftohtë, të respektojë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e vendeve të tjera dhe të ushtrojë një qëndrim të drejtë dhe objektiv ndaj zhvillimit paqësor të shteteve të tjera”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Sipas medias shtetërore kineze Xinhua, të dy udhëheqësit patën një shkëmbim të thellë dhe të plotë të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe një sërë çështjesh kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin strategjik ndërkombëtar, por nuk përmendën drejtpërdrejt NATO-n.

Të këshilluara

Spanja lehtëson masat anti-covid

Spanja do të lehtësojë masat anti-covid, duke hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Detyrimi për mbajtjen e maskës hyri në fuqi në fund ...

10:36

Meta pëson humbjen më të madhe në bursë

Pronari i Facebook, Meta Platforms, pa një rënie të vlerës së saj në tregun e aksioneve me më shumë se 230 miliardë dollarë të enjten, një humbje rekord d...

09:02

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI