Flash

Gjermania: Mbyllja e Deutsche Welle në Rusi tensionon marrëdhëniet tona

Lapsi.al 4 February 2022
Gjermania: Mbyllja e Deutsche Welle në Rusi tensionon

Vendimi i qeverisë ruse për mbylljen e transmetuesit gjerman Deutsche Welle është i pabazuar dhe i tensionon marrëdhëniet gjermano-ruse, njoftoi sot Ministria e Jashtme gjermane.

“Masat e shpallura sot nga qeveria ruse kundër Deutsche Welle-s nuk kanë asnjë bazë dhe po shkaktojnë tensione të reja në marrëdhëniet gjermano-ruse, ” tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë.

Vendimi për mbylljen e Deutsche Welle në Rusi, i shpallur dje nga Ministria e Jashtme ruse, ishte si përgjigje e vendimit të Berlinit për të ndaluar transmetimin e transmetuesit rus RT DE, pasi nuk kishte licencën e kërkuar të funksionimit nga rregullatori i tij, Gjermania.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se kundërshton krahasimin mes Deutsche Welle-s dhe RT DE.

“Nëse këto masa zbatohen vërtet, kjo do të kufizojë informacionin e lirë të gazetarëve të pavarur në Rusi, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohë tensionesh politike”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Të këshilluara

Spanja lehtëson masat anti-covid

Spanja do të lehtësojë masat anti-covid, duke hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Detyrimi për mbajtjen e maskës hyri në fuqi në fund ...

10:36

Meta pëson humbjen më të madhe në bursë

Pronari i Facebook, Meta Platforms, pa një rënie të vlerës së saj në tregun e aksioneve me më shumë se 230 miliardë dollarë të enjten, një humbje rekord d...

09:02

Bie me 41% popullariteti i Biden

Përqindja e amerikanëve që miratojnë veprimet e Presidentit Joe Biden ka shënuar nivelin më të ulët të besueshmëirsë gjatë kësaj jave, gjë që tingëllon alarmant...

08:20

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI