Flash

Suedia drejt hapjes së madhe, heq të gjitha kufizimet e pandemisë prej 9 shkurtit

Lapsi.al 4 February 2022
Suedia drejt hapjes së madhe, heq të gjitha kufizimet e pandemisë

Suedia do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër Covid në 9 shkurt: do të zhduken kufijtë e orarit për bare dhe restorante; kufiri për numrin e pjesëmarrësve në evente; çertifikata e vaksinimit dhe rekomandimi për mbajtjen e maskave në transportin publik.

Kryeministrja e vendit Anderson u shpreh para gazetarëve se pandemia nuk ka përfunduar por po fillon një fazë e re. Ajo shtoi se informacionet rreth Omikron janë të shumta dhe të përditësuara, dhe studimet tregojnë se ky variant shkakton sëmundje më pak të rënda.

Por do të mbetet ende në fuqi rekomandimi për të qëndruar në shtëpi nëse ka simptoma të Covid-19 dhe kontrollet e rrepta në kufi për personat që vijnë nga jashtë. Personave të pavaksinuar iu këshillohet që të shmangin grumbullimet. Rikthimi në punë, në zyra, do të fillojë gradualisht, si dhe hapja e shkollave të mesme dhe universiteteve.

Muajn e fundit në Suedi, përballë një rekordi infektimesh, shtrimet në spitale nuk krijuan vështirësi për personelin shëndetësor.

Më shumë se 83% e personave mbi 12 vjeç ka marrë dy doza vaksine, dhe pothuajse 50% ka marrë dozën e tretë.

Të këshilluara

Spanja lehtëson masat anti-covid

Spanja do të lehtësojë masat anti-covid, duke hequr detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Detyrimi për mbajtjen e maskës hyri në fuqi në fund ...

10:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI