Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Trazirat në Kazakistan, mbërrijnë trupat ruse

Lapsi.al 6 January 2022
Trazirat në Kazakistan, mbërrijnë trupat ruse

Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra manifestues anti-qeveritare në një operacion për rikthimin e rendit në qytetin kryesor, Almati. Aksioni u ndërmor pasi protestuesit u përpiqen të merrnin nën kontroll rajone të policisë në qytet, dhe mësynë zyrat e kryebashkiakut.

12 pjesëtarë të sigurisë u vranë dhe353 u plagosën në trazirat e nxituara nga dyfishimi i çmimit të karburantit.

Në total rreth 1 mijë vetë janë plagosur në rrëmuja, me 400 prej tyre që po trajtohen në spital.  Rusia po dërgon trupa në vend, pas kërkesës së presidentit Kazak. Në një deklaratë, u tha se trupat ruse do të ndihmonin në stabilizimin e vendit, I cili është anëtar i Organizatës e Traktatit të Sigurisë Kolektive bashkë më Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.

Organizata konfirmoi se trupat paraushtarake do të kishin rol paqeruajtës. Protestat nisën të dielën kur qeveria hoqi tavanin në çmimin e gazit të lëngshëm, por shumë shpejt u zgjeruan në revoltë kundër politikave të këqija. duke akuzuar ato që i quajti ‘’banda terroriste” për nxitjen e trazirave, presidenti Kassym-Jomart Tokayev shkarkoi qeverinë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndaloi grumbullimet masive. Ai është presidenti i dytë që drejton Kazakistanin që prej shpalljes së pavarësisë në 1991.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI