Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Papa Françesku: Zgjedhja e kafshëve në vend të fëmijëve është egoizëm

Lapsi.al 6 January 2022
Papa Françesku: Zgjedhja e kafshëve në vend të

Papa Françesku ka sugjeruar se personat që zgjedhin kafshët shtëpiake në vend të fëmijëve janë duke vepruar me egoizëm. Komentet e Papës kanë ardhur teksa ai ka folur për prindërimin para një audience në Vatikan.

“Sot shohim një formë të egoizmit. Shohim se disa njerëz nuk duan të kenë fëmijë”, ka thënë ai para audiencës.  Sipas tij, kjo gjë i bën njerëzit të qeshin, por është realitet. Papa Françesku ka thënë se njerëzit që nuk mund të kenë fëmijë për arsye biologjike, duhet të konsiderojnë adoptimin, duke iu bërë thirrje njerëzve që të mos kenë frikë nga prindërimi.

Kjo nuk është hera e parë që Papa Françesku flet për këtë çështje. Më 2014, ai ka thënë se jetesa me kafshë në vend të fëmijëve përbën një tjetër degradim kulturor dhe se marrëdhëniet emocionale me kafshët janë “më të lehta” dhe “komplekse” sesa ato mes prindërve dhe fëmijëve.

Papa 85-vjeçar është fotografuar me kafshë në të kaluarën, mirëpo nuk besohet se ka kafshë shtëpiake.

Të këshilluara

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, t...

08:20

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI