Flash

Koreja e Veriut e nis vitin duke hedhur një raketë balistike në det

Lapsi.al 5 January 2022
Koreja e Veriut e nis vitin duke hedhur një raketë balistike në

Koreja Veriore dyshohet se ka lëshuar një raketë balistike në det, kanë thënë ushtria e Koresë Jugore dhe ajo e Japonisë më 5 janar. Ministria e Mbrojtjes në Japoni ka thënë se Koreja Veriore ka lëshuar atë që është dukur se është raketë.  Garda japoneze fillimisht ka raportuar për lansimin, duke thënë se mund të jetë raketë balistike, por pa dhënë shumë hollësi. Shefi i Stafit të Koresë Jugore ka thënë se verikoreanët kanë lëshuar një predhë drejt ujërave perëndimorë.

Ky lansim ka ardhur pasi lideri verikoran, Kim Jong Un është zotuar se do të rrisë kapacitetet ushtarake të shtetit. Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar, Kim nuk ka përmendur në veçanti raketat apo armët bërthamore, mirëpo ka thënë se mbrojtja kombëtare duhet të forcohet. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë testimin e të gjitha raketave balistike të Koresë Veriore dhe kanë vendosur sanksione kundër programit të armëve në Phenjan. Prej shpërthimit të pandemisë, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë, gjë që ka ngadalësuar tregtinë dhe ka bllokuar takimet diplomatike me prezencë fizike./REL

Të këshilluara

Lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, t...

08:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI