Flash

Ashpërsimi i kufizimeve për mbrojtjen kundër Covid-19, protesta në disa qytete të botës

Lapsi.al 4 January 2022
Ashpërsimi i kufizimeve për mbrojtjen kundër Covid-19, protesta

Dhjetëra protestues kanë dalë për të protestuar kundër ashpërsimit të kufizimeve në luftën ndaj pandemisë. Me çadra në duar, qytetarët u mblodhën përpara Asamblesë Kombëtare në Francë, ku deputetët e partisë në pushtet, debatonin për një ligj që detyron tregimin e një vërtetimi vaksine, për të shkuar në restorante apo kinema, si dhe për të udhëtuar me tren.

Protestë kundër masave të reja kufizuese pati edhe në Holandë. Policia u përlesh me qindra persona të mbledhur në Amsterdam për të kundërshtuar izolimin dhe vaksinimin e detyruar. Të paktën 30 persona u arrestuan, njoftuan autoritetet e sigurisë. Ndalimi i tyre u bë pasi nuk respektuan urdhrin e qeverisë për grumbullimet publike, mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike. Manifestimi i qytetarëve holandeze kundër kufizimeve, u bë me muzikë dhe me çadra të verdha.

Protestë pati edhe në një tjetër kontinent. Prindërit në Toronto të Kanadasë kundërshtuan mbylljen e shkollave dhe kalimin në mësimdhënien online.

Kundër vaksinimit u protestua edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punonjësit e kompanisë më të madhe mjekësore kundërshtojnë detyrimin për të marrë dozat anti-covid në mënyrë që të mbajnë vendin e punës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI