Flash

Ekspertja e shëndetësisë në Danimarkë: Omicron po sjell fundin e pandemisë

Lapsi.al 4 January 2022
Ekspertja e shëndetësisë në Danimarkë: Omicron po sjell

Një eksperte shëndetësie në Danimarkë thotë se Omicron po sjell fundin e pandemisë dhe “ne si sipas saj do të kemi jetë normale për dy muaj”.

Duke folur për TV danez 2, Tyra Grove Krause tha se një studim i ri zbuloi se rreziku i shtrimit në spital nga Omicron është sa gjysma e atij që shihet me variantin Delta. Kjo, tha ajo, u ka dhënë autoriteteve daneze shpresë se pandemia Covid-19 në Danimarkë mund të përfundojë brenda dy muajsh.

“Unë mendoj se do ta kemi në dy muajt e ardhshëm, dhe më pas shpresoj se infeksioni do të fillojë të ulet dhe ne të kthehemi në jetën tonë normale”, tha ajo.

Pavarësisht frikës se Omicron mund të zgjasë pandeminë për shkak të rritjes së infektimeve, Krause tha se në të vërtetë mund të shënojë fundin e pandemisë.

Sipas studimit: “Omicron është këtu për të qëndruar dhe do të sigurojë një përhapje masive të infeksionit në muajin e ardhshëm. Kur të përfundojë, ne jemi në një vend më të mirë se më parë”.

Por ndërsa numri i infeksioneve po rritet, ekspertja tha se Omicron duket më i butë se varianti Delta, dhe për këtë arsye më shumë njerëz do të infektohen pa simptoma serioze. Si rezultat, ekspertja tha se kjo do të sigurojë një nivel të mirë të imunitetit në popullatë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI