Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Jep dorëheqje kryeministri i Sudanit pas protestave masive

Lapsi.al 3 January 2022
Jep dorëheqje kryeministri i Sudanit pas protestave masive

Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Sudanit pas protestave masive, të cilat e kanë shtyrë shtetin drejt një paqartësie politike. Në një adresim televiziv më 2 janar, Hamdok ka thënë se shteti është “në një pikë kthese të rrezikshme që kërcënon gjithë mbijetesën”. Ai ka thënë se dorëheqja e tij do t’i mundësojë ndonjë njeriu tjetër që ta drejtojë Sudanin dhe të përfundojë tranzicionin në “demokraci civile”.

Hamdok nuk ka përmendur se kush mund ta zëvendësojë. Mijëra persona janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, Kartum, dhe qytetit Omdurman, duke i bërë thirrje ushtrisë që të largohet nga politika dhe që të ketë kthim të rregullit civil. Forcat ushtarake kanë shtypur protestat, duke lënë të vdekur dy persona, sipas Komitetit Qendror të Sudanit.

Më shumë se 50 persona janë vrarë nëpër protesta, prej kur ushtria ka marrë pushtetin në muajin tetor.  Pas kryengritjes së vitit 2019, kur është rrëzuar nga pushteti lideri autoritar, Omar al-Bashir, liderët civilë dhe ata ushtarakë kanë ndarë pushtetin.Mirëpo ushtria ka kryer puç më 25 tetor dhe e ka vënë Hamdokun nën arrest shtëpiak.

Ende është e paqartë si do të duket qeveria e re civile dhe çfarë pushteti do të ketë, pasi protestuesit kanë thënë se nuk i besojnë ushtrisë. Gjenerali ushtarak që ka udhëhequr puçin, Abdel Fattah al-Burhan e ka mbrojtur vendimin e tij, duke thënë se ushtria e ka parandaluar një luftë civile që ka mundur të shpërthejë. Sipas tij, Sudani është i përkushtuar për tranzicion në rregullin civil, ndonëse zgjedhjet janë të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI