Flash

Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në 19 vjet

Lapsi.al 3 January 2022
Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në

Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me ritmin më të shpejtë në 19 vjet, përkatësisht 36.08 për qind në muajin dhjetor, kanë treguar të dhënat e Institutit Turk të Statistikave.

Sipas tij, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur për 13.58 për qind në dhjetor, në krahasim me vitin paraprak.

Rritja vjetore në çmimet ushqimore ka arritur në 43.8 për qind.

Shkalla e inflacionit ka qenë më e larta prej shtatorit të vitit 2002.

Inflacioni është rritur në këtë shtet, ndërkohë që lira turke është zhvlerësuar në nivele rekorde pasi Banka Qendrore e shtetit – nën presion të presidentit, Recep Tayyip Erdogan – ka ulur normat e interesit për pesë për qind në muajin shtator.

Dobësimi i lirës i ka bërë importet, naftën dhe produktet e përditshme më të shtrenjta, duke lënë 84 milionë banorë me mungesa të gjërave të domosdoshme.

Shumë njerëz kanë blerë valuta të huaja dhe ar për të ruajtur kursimet e tyre.

Muajin e kaluar, Erdogan ka prezantuar masa të reja për të ruajtur lirën, pasi ajo atëbotë tregtohej 18.36 kundrejt dollarit amerikan.

Për një kohë lira është forcuar, ndonëse gradualisht ka rrëshqitur sërish.

Më 2021, ajo është zhvlerësuar për gati 44 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Erdogan insiston që ulja e normave të interesit ndikon në rritje të ekonomisë, pavarësisht se ekonomistët e thonë të kundërtën./REL

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI