Flash

Gjermani/ Në 20 qytete protesta kundër kufizimeve për Covid-in

Lapsi.al 4 January 2022
Gjermani/ Në 20 qytete protesta kundër kufizimeve për Covid-in

Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra kundërshtarë të masave kufizuese për shkak të pandemisë Corona. Protesta dhe incidente sporadike ka pasur në shumë qytete.

Kritikët e masave të shtetit kundër pandemisë Corona kanë dalë sërish në rrugë, në shumë qytete të Gjermanisë. Një numër veçanërisht i madh i protestuesve është regjistruar në lindje të vendit. Në Mecklenburg-Pomerani kanë protestuar sipas një zëdhënësi të policisë, rreth 12.000 njerëz në më shumë se 20 qytete. Ata kanë marrë pjesë në shëtitje, tubime dhe marshime të heshtura, si dhe në tubime të cilat nuk kanë pasur lejen e autoriteteve.

Në Rostock, disa njerëz u përpoqën të ndryshojnë rrugën e planifikuar të demonstratave dhe të thyejnë barrierat e policisë. Kjo është evituar me përdorimin e “dhunës së thjeshtë fizike”dhe shkopinjve, kumtuan njësitë policore. Në disa vende ka pasur edhe kundër-tubime.

Në Tyringji sipas të dhënave zyrtare kanë protestuar rreth 16.000 njerëz kundër masave kufizuese. Autoritetet njoftojnë se në disa vende janë shënuar incidente të vogla, por pa pasoja serioze. Në të gjitha protestat bëhej fjalë për të ashtuquajturat “shëtitje” – të cilat nuk ishin lajmëruar më parë. Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me masat kufizuese edhe në Saksoni.

Në Dresden dhe Leipzig është dashur të ndërhyjë policia për të shpërndarë grumbullimet e mbajtura pa leje. Policia në Leipzig është dashur të ndërhyjë edhe për të ndarë demonstruesit dhe kundër-demonstruesit, për shkak se kërcënonte mundësia e përleshjeve.

Në Lichtenstein afër Zwickau,janë sulmuar edhe pjesëtarët e policisë – 14 prej tyre janë lënduar. “Një person ka tentuar t’ia marrë armën një polici, ndërsa një polic tjetër është kafshuar gjatë përpjekjeve për të shpërndarë demonstruesit”, bën të ditur përfaqësuesit e policisë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI